Lajme

Qytetarë në radhë për t’i dhënë lamtumirën Navalnyt, të pranishëm dhe disa ambasadorë

Njerëzit kanë filluar të mblidhen jashtë Kishës së Ikonës së Zojës, në Maryino, ku funerali i Alexei Navalny do të bëhet sot.

Mijëta protestues janë mbledhur jashtë kishës, ndërsa ka një prani të madhe policie, oficerë të maskuar qëndrojnë në gardhin rrethues. Njerëzit qëndrojnë jashtë me lule në dorë në radhë me shpresën se do të lejohen të hyjnë për të nderuar liderin e ndjerë të opozitës.

Ish-shefi i shtabit të Navalny, Leonid Volkov është shprehur se ka shumë policë, teksa tha se qëllimi i vetëm i tyre është që t’i japin Navalnyt lamtumirën në paqe.

“Qëllimi ynë është të kemi një lamtumirë dhe zi paqësore, por duket sikur autoritetet ruse e konsiderojnë trazira apo diçka tjetër”, shton Volkov.

Qytetaret duke pritur ne radhe
Qytetaret duke pritur ne radhe

Makina e varrimit të Navalny mbërrin për shërbimin funeral

Makina e varrimit që mbante arkivolin e Alexei Navalny tani ka mbërritur jashtë kishës në juglindje të Moskës, ku do të mbahet shërbimi i tij funeral.

Turma e madhe e mbledhur ka shpërthyer në duartrokitje teksa arkivoli me trupin e pajetë të Navalnyt u fut në Kishë. Ata thërrisnin emrin e tij, teksa shkreheshin:”Ti nuk kishe frikë dhe as ne nuk kemi!”

Mjeti me trupin e pajete te Navalnyt
Mjeti me trupin e pajete te Navalnyt

Kremlini nuk ka ‘asgjë për t’i thënë’ familjes së Navalny

Në një telefonatë me gazetarët të premten në mëngjes, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u pyet për Alexei Navalny.

“Kremlini nuk ka asgjë për t’i thënë familjes së Navalny në ditën e funeralit të tij,” thotë ai.

Ai refuzon të japë ndonjë vlerësim për Navalny si një figurë politike. Peskov përsërit gjithashtu se çdo mbledhje e paligjshme shkel ligjin.

Asnjë fjalë ende nga gruaja e Navalny, Yuliya

Alexei Navalny pritet të varroset më vonë sot dhe deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga gruaja e tij, Yuliya.

Ajo besohet të jetë aktualisht jashtë vendit, por vendndodhja e saj e saktë nuk dihet. Në një fjalim prekës të fundit në Parlamentin Evropian, ajo pretendoi se burri i saj ishte torturuar, prerë dhe vrarë me urdhër të presidentit rus Vladimir Putin.

Ambasadorët perëndimorë i bashkohen ceremonisë mortore

Diplomatët e huaj, përfshirë ambasadorët gjermanë, francezë dhe amerikanë, kanë mbërritur në kishë për t’i bërë nderimet e tyre Alexei Navalny. Alexander Graf Lambsdorff, Pierre Levy dhe Lynne Tracy janë fotografuar pranë kishës, të veshur me të zeza dhe duke mbajtur trëndafila të kuq.

Ambasadoret perendimore
Ambasadoret perendimore

Ku do varroset Navalny

Alexei Navalny do të varroset në varrezat e Borisovskoye, në brigjet e lumit Moskva në Moskë. Varrimi i tij do të pasojë një shërbesë në Kishën e Ikonës së Zojës, Shuar hidhërimin tim në lagjen Maryino, ku dikur jetonte Navalny.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo