Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Lëpushë të Kelmendit, në Malësinë e Madhe, ku një person ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë.
Sipas të dhënave paraprake nga policia, rreth orës 10:52 është marrë njoftimi se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, kishte rënë në një zonë të thyer malore.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, por si pasojë e dëmtimeve të rënda të marra nga rënia, 40-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje tragjike.
Njoftimi:
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 10:52, Policia është njoftuar se shtetasi F. S., rreth 40 vjeç, dyshohet se ka rënë në një humnerë, në fshatin Lëpushë, Kelmend.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se, si pasojë e dëmtimeve të marra, 40-vjeçari ka humbur jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes
