Lajme

Ra nga makina për një sfidë në TikTok , flet babai i 18 vjeçarit: S’është e vërtetë

Babai i 18-vjeçarit shqiptar që humbi jetën në mënyrë trafike në Itali ka deklaruar së fundmi se djali i tij nuk po bënte video për Tiktok në momentin e aksidentit.

Duke folur për mediat italiane, ai tha se atë mbrëmje e kishte çuar vetë të birin në ditëlindjen e kushëririt, por më pas nuk e di çfarë ndodhi.

Sipas tij, lajmet që qarkullojnë nuk janë aspak të vërteta, pasi policia nuk ka gjetur asnjë video të tillë në telefonat e konfiskuar.

Lorenzo ishte shumë i mirë, ishte shumë i mirë, si shumë të rinj të moshës së tij. Atij i pëlqente të luante dhe të jetonte jetën. Atë mbrëmje të së shtunës e kisha çuar në një festë ditëlindjeje në Cimadolmo, me miqtë, e cila u mbajt rreth orës 22. Më pas nuk e di se çfarë ndodhi. Ndoshta më pas ka dalë me kushëririn tjetër të tretë, po nga Ormelle, një italian me origjinë shqiptare”, tha babai i Lorenzo Pjetrushit.

Ne nuk kemi fjetur për tetë ditë. Ndoshta gjithçka ka ndodhur si shaka, një lojë që përfundoi keq. Në makinë ishin pesë prej tyre, një Ford. E drejton kushëriri i tretë i djalit tim. Ai kishte vetëm dy muaj që kishte marrë patentën e drejtimit, s’kishte shumë përvojë.

Por ata nuk po bënin video apo foto për t’i postuar në TikTok, siç është thënë. Se si ka ndodhur e di vetëm policia, pasi i ka dëgjuar djemtë dhe ka konfiskuar të gjithë celularët, por nuk ka gjetur foto apo video. Djali im nuk ka bërë kurrë video për TikTok.”, tha babai i Lorenzo Pjetrushit.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo