Një 67-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në Greqi.
Mediat vendase bëjnë me dije se ditën e djeshme ( 18 tetor) 67-vjeçari me origjinë shqiptare vdiq në vend, pasi u rrëzua nga një pemë, në të cilën kishte hipur për të mbledhur dardhë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kalavrita.
Shqiptari fatkeq ishte duke lëvizur me makinë drejt Dafni Kalavryton, kur në një moment anash rrugës pa një pemë me dardhë.
Ai ndaloi për të marrë disa dardhë nga pema, por për fat të keq u rrëzua dhe ndërroi jetë.