Lajme

Radojiçiq dhe Veselinoviq raportohet se ikën nga Serbia, Moska strehë e re

Serbia duket se nuk është më strehë e sigurt për dy kriminelët serb, Milan Radojiçiq dhe Zvonko Veselinoviq.

Dyshja që për një kohë të gjatë bëri ligjin edhe në veriun e Kosovës, dyshohet se ka marrë rrugë për në Rusi.

Kështu të kenë raportuar gjatë ditëve, mediat në Serbi.

E në Rusi gjendet ish-shefi i BIA-s serbe, Aleksandar Vulin.

Gjithë këto zhvillime në Serbi, po ndodhin pasi Aleksandar Vuçiq humbi pushtetin.

“Natyrisht kjo paraqet edhe sfidë të rëndësishme për pushtetin e ri në Serbi për shkak se do të mbetet në pozicionin e dytë në qoftë se Qeveria e re në Serbi do të pozicion nga Rusia ekstradimin e tyre, që për INTERPOL-in është e vështirë në kontekstin e institucioneve aktualë, mundësia që nuk mund të jetë në Rusi për kapjen e disa prej tyre”.

Megjithatë, drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, mbetet skeptik sa i përket dorëzimit të Radojiçiqit në Kosovë.

“Disa nga eksperiencat e pushtetit të ri kanë deklaruar shoviniste ndaj Kosovës në trajtën e Kosovës si pjesë e integritetit të Serbisë dhe si janë gjithmonë të pushtetit ndaj Serbisë. në Ballkan”, shtoi Fetoshi.

Në të gjitha këto zhvillime, Kosova sipas Mentor Vrajollit nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, duhet të jetë e kujdesshme.

“Për ne është e mirë me shiku se a do të synojnë të deklarojnë deklarimin e tyre për një tendencë të ripërsërisur në Banjskën dhe me shpresën se do të krijohet njëfarë ndryshimi i gjendjes në teren dhe mbase Serbia do të fokusohet më tepër në atë që është duke u dukur në Kosovë dhe ata që janë duke u bërë në Kosovë”. Vrajolli.

Milan Radojiçiq u pa edhe në fushatën zgjedhore të Aleksandar Vuçiq.

Të Ngjashme