Lajme

Radoniqi: 7 qershori, data më e përshtatshme për zgjedhje sipas KQZ-së

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka thënë se për këtë institucione do të ishte e përshtatshme që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen më 7 qershor.

Ai kështu është shprehur pas takimit që ka zhvilluar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Radoniqi ka thënë se kërkojnë që të kenë sa më shumë kohë, pasi siç ka thënë ai procesi i organzimit të zgjedhjeve nuk do të jetë i lehtë.

“Sa më shumë kohë më pas, për shkak se na nevojitet përgatitje nuk është proces i lehtë. Gjykata Kushtetuese ka caktua 31 maj ose 7 qershor. Për mendim tonin është 7 qershori, por le t’i mbetët presidentes me vendos”, tha ai në një deklarim për media pas takimit me Haxhiun, raporton teve1.info

Ky takim u mbajt pas shpërndarjes së Kuvendit që dështoi zgjedhjen e presidentit të ri.

Kosova, brenda 45 ditëve do të mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa dy datat e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve janë 31 maji ose 7 qershori.

Të Ngjashme