Një rast dhune në familje është raportuar në Rahovec gjatë orëve të para të 27 gushtit.
Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 00:10, një grua kosovare është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj pas një mosmarrëveshjeje.
Në ndërkohë, vëllai i viktimës ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj.
Të gjithë personat e përfshirë kanë pranuar tretman mjekësor.
Policia ka arrestuar të dyshuarit, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
“Rahovec 27.08.2026-00:10. Është raportuar se viktima femër kosovare, pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Në ndërkohë vëllai i viktimës e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin e viktimës. Të gjithë të përfshirët kanë pranuar trajtim mjekësor. Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.
