Lajme

Rama akuzon Çekun për mos sigurimin e librave

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar ministrin në detyrë të arsimit, Hajrulla Çeku, për mos sigurimin e librave.

Sipas Ramës, një shtatori po vjen e librat nuk janë siguruar ende.

“Tash, si ministër i Arsimit, e bllokoi edhe procesin mësimor. 1 shtatori po vjen dhe nuk arriti me ua siguru nxënësve mjetin bazë të mësimit, LIBRAT.Kudo që jane këta, veç nje punë dijnë me bo, ME BLLOKU!”, tha Rama përmes një reagimi në Facebook.

Ndër të tjera në reagimin e Ramës, ai akuzon Çekun edhe se, sipas tij, la Kosovën pa “Teatër Kombëtar” dhe pa “Muze Kombëtar”

“E la krejt Kosovën pa “Teatër Kombëtar”, i cili qe 4 vjet është në renovim. I bie që një gjeneratë e “Akademise se Arteve” i ka nisë studimet edhe ka diplomu pa shku kurrë në Teatrin Kombëtar.E la krejt Kosovën edhe pa “Muze Kombëtar”, i cili me vite është në renovim, duke i rreziku edhe krejt reliktet aty, të cilat janë vendosë në hapsira joadekuate per ruajtje”, tha ndër të tjera Rama.

Të Ngjashme