Me 8 shtatori të vitit 2025, po qëndronte këtu bashkë me katër shokë.
Atë mbrëmje, Auron Ferizi, doli nga shtëpia, pa e ditur se nuk do të kthehej më i gjallë.
Babai i 21 vjeçarit, ka rrëfyer për Tëvë1, momentet e fundit më të birin.
Por, ajo që ndodhi më pas në hapësirat e jashtme të këtij lokali në afërsi të shkollës “Bafti Haxhiu” në Viti, i tronditi të gjithë.
Një veturë me shpejtësi të madhe, i goditi pesë të rinjtë, duke iu shkaktuar lëndime të rënda.
Babai i Auronit, Artoni, në atë kohe ndodhej jashtë vendit.
Ndërsa lajmin e rëndë, thotë se ia kumtoi gruaja.
Lëndimet më të rënda në këtë rasti, i pësoi Auron Ferizi, të cilave nuk arriti t’u mbijetonte.
Babai i Auronit, thotë se djali i tij nuk kishte asnjë problem me askënd.
Sipas tij, Egzon Shallti, ngasësi i veturës që i goditi të pesë të rinjtë, kohë më parë kishte pasur një fjalosje me njërin prej shokëve me të cilin ndodhej natën kritike djali i tij.
Pas këtij rasti, Egzon Shallti u arrestua ndërsa mbi të rëndon vepra penale “vrasje e rëndë”.
Ndërsa për procesin gjyqësor ndaj tij, Arton Ferizi, ka një vërejtje në lidhje me ekspertizën për shpejtësinë me të cilën i akuzuari kishte vozitur makinën.
Ndryshe, për këtë rast, të martën Gjykata Themelore në Gjilan, e dënoi me 25 vjet burgim Egzon Shalltin.
