Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të hënë papritur krijimin e një ministrie të re përgjegjëse për Ekonominë, Kulturën dhe Inovacionin, në krye të së cilës do të jetë Blendi Gonxhja. Emri i ka shkuar Presidentit dhe pritet që ky i fundit të japë bekimin për këtë ndryshim në kabinet.
Gonxhja ka qenë mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Drejt” në RTV Ora dhe i ka treguar moderatorit Luan Rama se vetëm verën e vitit të kaluar është bërë anëtar i Partisë Socialiste.
Si drejtues publik prej vitesh në sistem, ai është shprehur se angazhohet nw fushata dhe sfida partiake duke bërë vërejtje apo kritika për të përmirësuar pozitat e partisë, por kur vjen puna për të marrë poste, heziton.
“Unë jam prej zgjedhjeve të fundit kur kisha një detyrë të rëndësishme se isha koordinator i një zone të caktuar në Kombinat, edhe në kuptimin e asaj që PS-ja po kërkonte të bente me prurjet e reja dhe anëtarësinë do të ishte e padrejtë që unë të kisha një rol koordinues dhe të mos jepja shembullin tim.
Unë e kam bërë këtë hap. Kam bërë aplikimin për të qenë anëtar i Partisë Socialiste. Në verën e vitit të shkuar, as nuk kam trumbetuar gjë… Ndoshta nga momenti i konfirmimit nuk bërë akoma një vit.
Ideja është që janë bërë tashmë shumë vite. Unë jam duke punuar për kryeministrin dhe qeverisjen socialiste prej shumë vitesh dhe natyrisht që ndihem pjesë.
Kjo është një gjë që s’ka të bëjë nëse je drejtor apo s’je, por ti je pjesë se je në çdo sfidë e betejë, edhe në sfida elektorale. Ne bëjmë vërejtje, shohim, korrigjojmë, kritikojmë. Në përgjithësi këtë pjesë e bëjmë shumë mirë këtë, por kur vjen puna për tu përfshirë diku edhe vetë, që emri është në këtë rast, ne hezitojmë”, është shprehur Blendi Goxhe.
Lexo edhe: Ndryshime në kabinetin qeveritar, Blendi Gonxhja lë DPSHTRR dhe bëhet ministër
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo