Tradita e dhurimit vullnetar të gjakut vijoi edhe këtë vit në ambientet e Kryeministrisë, në kuadër të nismës për sensibilizimin mbi rëndësinë e këtij akti human.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga nisma, duke theksuar përmes një postimi në rrjetet sociale përfshirjen e Kryeministrisë në këtë aktivitet të përvitshëm.
“Kryeministria si çdo vit për nismën e dhurimit të gjakut”, shkruan Rama.
Nisma ka synuar të sensibilizojë këdo për rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe kontributin që ky akt mund të japë për pacientët që kanë nevojë për transfuzione.
Kreu i qeverisë ka bërë apel për një pjesëmarrje sa më të gjerë të qytetarëve në dhurimin e gjakut, duke e cilësuar atë një akt human dhe solidariteti.
