Lajme

Rama i pakënaqur me të vetët, u vendos ultimatum: Më sillni raportet e punës

Është zbardhur një pjesë e fjalë së kryesocialistit Edi Rama, në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste.

Mësohet se Kryeministri Edi Rama ka shprehur pakënaqësi për organizimin e partisë, duke thënë se nuk është arritur balanca gjinore.

Kryeministri Rama pasur kritika për drejtuesit e qarqeve dhe tha se do census të të gjithë anëtarëve të partisë.

Ai gjithashtu ka porositur drejtuesit politikë të qarqeve që të punojnë deri më 15 mars, një ditë para mbledhjes së ardhshme të asamblesë, sikur të ishte dita e zgjedhjeve. Një analizë ka kërkuar edhe për drejtuesit e njësive administrative.

Sipas ABC News, Rama ka shprehur pakënaqësi për nivelin e organizimit të PS-së, duke thënë se është problem fakti që balanca gjinore nuk po arrihet. Ka kërkuar census real të anëtarësisë aktive të partisë duke kërkuar listën e parë të anëtarëve aktivë dhe jo aktivë. Ka kërkuar në çdo qendër të votimit të ketë katër anëtarësime të reja në familjen e partisë.

Rama ka kërkuar ngë kryetarët politikë jo thjesht një raport por edhe fotografi për të garantuar besueshmërinë e tyre. Iu ka thënë drejtuesve politikë që të punojnë deri më 15 Mars sikur zgjedhjet të ishin në atë datë dhe jo në prillin e ardhshëm për të demonstruar një lloj ushtrimi politik.

Gjithashtu ka thënë anëtarëve se ka anuluar çdo pjesë të axhendës si kryeministër që të marrë përsipër 12 zona zgjedhore që vetë të japë në mënyrë të drejtpërdrejtë me shembullin se si ndiqet një punë partie. Dhe iu ka thënë që ju të gjithë duhet të bëni këtë patjetër. Ka kërkuar një lloj testimi analize edhe për ata drejtues të njësive administrative.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo