KKryeministri Rama, i cili ndodhet sot në Shkodër ka parë nga afër mjediset e stadiumit, si dhe zonën përreth tij, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës Benet Beci.
“Me projektin e Zdrales që fillon këtu, kësaj zone duhet t’i jepet jetë” – u shpreh Kryeministri teksa u njoh edhe me ecurinë e deritanishme të disa prej projekteve të tjera.
Zona historike e Zdrales është një nga më të mirënjohurat e Shkodrës, me një aktivitet të gjerë tregtar, e sjellë së fundmi në vëmendje si nevojë për transformim të domosdoshëm, përmes vitalizimit urban dhe rilindjes së traditave më të bukura që ajo ka mbartur ndër vite.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo