Prej rreth 3 orësh vijon mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, ku kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer kritikat ndaj ministrave, ish-ministrave, kryebashkiakëve dhe drejtuesve së qarqeve.
Burime për media bëjnë me dije se kreu i qeverisë ka qenë kritik me ish-ministren Olta Xhaçka, duke thënë se pasi iku nga posti si ministre ka zbehur angazhimin e saj.
Ai është shprehur me ironi se ish-ministrja ka harruar të futet në “Facebook” që nga largimi si ministre e Jashtme.
“Që kur ka ikur nga qeveria, ka harrur të futet edhe në Facebook”, ka thënë Rama.
Sakaq, mësohet se deri më tani kanë raportuar drejtuesit e qarqeve të Tiranës, Beratit, Shkodrës dhe Lezhës, ku janë evidentuar problematika dhe janë lënë detyra.
Rama pak më herët në një deklaratë për media tha se janë mbledhur sot për të bërë një analizë të punës dhe se nuk do të ketë ndryshime në parti.
“Partia Socialiste është në një proces jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe jemi të vetëdijshëm për hapjen e Partisë për të gjithë ata që kanë dëshirë të kontribuojnë. Nuk kemi sot asnjë plan për të bërë ndryshime. Jemi sot këtu për të bërë një analizë”, tha Rama më herët.
Lexo edhe: Asambleja e PS vë në “sitë” drejtuesit e degëve, Rama i kërkon Veliajt emrat e më të dobtëve
Lexo edhe: Asambleja e PS, Rama: Në fokus riorganizimi, e nevojshme hapja e partisë
Lexo edhe: Mblidhet sot Asambleja e PS, në fokus raportimi i punëve dhe riorganizimi i partisë
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo