Lajme

Rama: NATO të shtojë forcat në Kosovë, sulmi i shtatorit të konsiderohet paralajmërim

Kryeministri, Edi Rama, foli sot nga Shkupi, për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Rama tha se sulmi i 24 shtatorit në veri të Kosovës nuk duhet të konsiderohet sporadik por paralajmërim.

Më 24 shtator u vra nga një grup serbësh polici i Kosovës, Afrim Bunjaku. Rama tha se trupat e NATO-s duhet të garantojnë paprkshëmri në Kosovë. Kryeministri tha se kufiri i Kosovës është jashtë kontrollit.

Edi Rama: Trupat e NATO-s duhet të garantojnë paprekshëmri në Kosovë, Kufiri i Kosovës është jashtë kontrollit. Theksova domosdoshmërinë e rritjes së numrit të forcave të NATO-s në Kosovë dhe domosdoshmërinë për të garantuar kufirin mes Kosovës e Serbisë që faktikisht është jashtë kontrollit dhe është në shërbim të trafikut të armëve, drogës, e aktiviteteve të cilat pastaj ngatërrohen me aktivitetin politik me sfond ultranacionalist që shkakton devijime të rënda si devijimi në Banjskë.