Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa pamje piktoreske nga Mali i Gramozit, të cilat janë të mbuluar nga dëbora.
Rama teksa ndan pamjet shkruan se Mali i Gramozit është një tjetër atraksion turistik i rëndësishëm në Kolonjë, ku gjatë dimrit frekuentohet nga alpinistët dhe nga të apasionuarit pas hiking.
“MIRËMËNGJES dhe me pamjet që vijnë nga Mali i Gramozit, një tjetër atraksion turistik i rëndësishëm në Kolonjë, ku gjatë dimrit frekuentohet nga alpinistët dhe nga të apasionuarit pas hiking, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama në postimin e tij.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo