Lajme

Rama në Forumin e Medias: Sulmet ndaj gazetarëve të neveritshme

Kryeministri, Edi Rama, po mban fjalën në Forumin e Medias Juglindore, e cila po zhvillohet sot në Tiranë. Synim i Forumit së Medias është diskutimi në lidhje me rreziqet dhe të ardhmen e gazetarisë.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama, tha se sulmet ndaj gazetarëver janë të neveritshme dhe se këtë gjë e thotë nga eksperienca e tij personale.
Edi Rama, politikani i cili akuzohet nga opozita se ka bllokuar median dhe është “xhelati” i fjalës së lirë, u shpreh i shqetësuar për vërtetësinë e lajmeve, ndërsa tha se solidarizohet për gazetarët që janë sulmuar. Ndërkaq Rama tha se ka abuzime edhe nga ana e medias kundrejt njerëzve, përfshirë këtu politikanët.

Lexo edhe: I akuzuar si “xhelati” i fjalës së lirë, Rama shkon në Konferencën e Medias

Edi Rama: Besoj se nëse do të vijë fundi i botës, gazetaria do të jetë e fundit qe do të vdesë. Ccështja është që a do të mbijetojë e vërteta? Sot nuk është në rrezik gazetaria, por e vërteta. Është bërë përzierje e gazetarisë me të vërtetën. Dëgjova për 21 sulme kundër gazetarëve në Shqipëri. Unë e di ccdo të thotë sulmi i një gazetari, sepse e kam pësuar në lëkurë. E dija ccfarë është respekti për lirinë e botimit. Tani ndërkohë njoh abuzimin me të dyja. Cdo sulm çdo kërcënim kundër gazetarëve nuk ka asnjë diskutim që është diccka e neverithsme. Por sa sulme bëjnë gazetarët ccdo ditë ndaj njerëzve, politinaknëve? Ka edhe ca pjesë njeriu në çdo politikan, jo shumë por një dozë. Qëndroj në solidaritete të plotë me çdo gazetar që sulmohet.

Pjesë e panelit të diskutimeve të Forumit të Medias  janë Alfred Peza, Aleksandra Bogdani, Jonila Godole, Anila Hoxha si dhe Lutfi Dervishi. Drejtuese e këtij diskutimi do të jetë Fatjona Mejdini.

Ndërkohë, në ditën e dytë të punimeve të kësaj konference do të diskutohet lidhur me luftërat në Ukrainë si dhe për sulmet e fundit në Izrael dhe Palestinë. Gjithashtu një tjetër temë e rëndësishme për të cilën pritet të diskutohet në këtë konferencë është se si inteligjenca artificiale është duke i dhënë formë gazetarisë moderne.