Kryeministri Edi Rama bën me dije lajmin e mirë për hedhjen e hapit të parë për zbatimin e projektit të ballinës ujore të Urës së Bunës, që do të transformojë krejt hyrjen e qytetit të Shkodrës.
Rama teksa ndan pamjet 3D të këtij projekti, shkruan se kanë nisur procedura e tenderimit vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare.
Kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera se hyrja e qytetit do të kthehet në një nga zonat urbane më të bukura në vend.
“Një erë e re po vjen për Shkodrën Hidhet hapi i parë për zbatimin e projektit të ballinës ujore të Urës së Bunës, që do të transformojë krejt hyrjen e qytetit të Shkodrës, ku ka nisur tashmë procedura e tenderimit vënë në dispozicion nga Qeveria Shqiptare
Nga një hapësirë e keqtrajtuar në vite, hyrja e qytetit do të kthehet në një nga zonat urbane më të bukura në vend. Projekti do të integrojë në një hapësirë të madhe këmbësore dhe për biçikleta dhe punimet e nisura të bypass-it, loti 2 #VetëmPërpara”, shkruan Rama në postimin e tij.
Kujtojmë që një projekt me vlerë 500 milionë lekë, apo rreth 4.7 milionë euro, i Fondit Shqiptar të Zhvillimit synon të transformojë hyrjen e qytetit të Shkodrës, si dhe të bëjë një rikualifikim të Bregut Perëndimor të Liqenit të këtij qyteti.