Lajme

Rama pas përfundimit të Asamblesë së PS: Kam pakënaqësi për çdo gjë

Pas përfundimit të mbledhjes së Asamblesë së PS, Edi Rama ka folur për media ku është shprehur se ka qenë një takim punë, e ku janë ballafaquar me fakte dhe opinione.

I pyetur nga gazetarët nëse ka pasur kritika për ministrat apo drejtuesit e qarqeve, Rama tha se ka kritika edhe për punën e vet, e jo më për të tjerët.

“Ka qenë mbledhje pune dhe në mbledhje pune ka ballafaqime me fakte. Ka pasur një qasje vetëkritike duke nisur nga unë. Mos i besoni shumë për gjërat që rrjedhin se duhet burim. Jemi të kënaqur nga kjo mbledhje. Në zgjedhjet e ardhme duam të marrin rezultatin shembullor.

Kemi miratuar planin e veprimit për periudhën 15 shkurt 15 mars kur fillojnë mbledhjet në të gjithë organizatën tonë politike. Më 16 mblidhemi në Durrës për të parë ecurinë.

Kam pakënaqësi për çdo gjë që bëj vetë, për çdo gjë që bën partia, sepse pakënaqësia më ka çuar dhe më çon përpara. Ndryshe nuk do kishim çfarë t’i jepnim këtij vendi”, tha Rama ndër të tjera.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo