Lajme

Rama pas takimit me deputetët dhe drejtuesit e PS në Tiranë: Përgatitje për sezonin e ri politik

Kryeministri dhe kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zhvilluar një takim me deputetët dhe drejtuesit e njësive organizative të PS në Qarkun Tiranë, ku në fokus ka qenë organizimi dhe përgatitja për sezonin e ri politik.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Rama e cilësoi takimin si një diskutim të dobishëm për organizimin e strukturave të partisë.

“Me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë, patëm sot një diskutim të dobishëm për organizimin, metodologjinë e BESËS dhe sistemin e ri të Pasqyr Albania, duke hedhur një hap të nevojshëm në përgatitjen e sezonit të ri politik të Partisë Socialiste”, shkruan Rama.

Takimi vjen në kuadër të angazhimit të strukturave të Partisë Socialiste për organizimin e brendshëm dhe përcaktimin e prioriteteve për periudhën e ardhshme politike.

Të Ngjashme