Lajme

Rama për Bankat: Kanë fitime të mëdha, një projekt të ulë normën e të ardhurave

Kryeministri paralajmëroi Bankat e nivelit të dytë në vend se i ka kërkuar ministrit të Financave të sjellë një propozim në qeveri dhe më pas të kalojë në parlament për të ulur normën e fitimit të bankave.

“Bankat tona kanë nivelin më të lartë të parave cash rezervë, qeveria duhet të dalë me një propozim konkret për parlamentin sepse bankat nuk duhet vetëm të fitojnë por duhet të mendojnë sesi të fitojnë edhe të tjerët” , tha Rama.

Ai shtoi se pensionistëve do tu jepet nga një kartë dhe me të do të bëjnë veprimet në banka, dyqane, blerje ilacesh apo gjithcka tjetër.

Dhe për Ramën, Bankat këtyre shtresave, apo administratës, nuk do tu mbajë ato komisionet për pagesa apo transferta dhe në këtë mënyrë të zgjerojnë fitimet e tyre.

 

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo