Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, po vijon me takimet në terren në kuadër të rienergjizimit të forcës politike që ai drejton. Ditën e sotme, Rama u ndal në qytetin e Pogradecit ku dhe zhvilloi një takim me anëtarët e Partisë Socialiste. Gjatë këtij takimi kryesocialisti u drejtua atyre duke i thënë që PS të hapet edhe më shumë dhe të kapërcehen kufitjë partiakë.
Teksa prezantoi anëtarësimet e reja, Rama u shpreh se PS-ja është garancia kryesore dhe e vetmja alternativë për zhvillimin e komunitetit. Ai kërkoi më tepër angazhim në shërbim të qytetarëve, pa marrë parasysh flamujt partiakë.
“Shqipëria sot është në një fazë transformimit historik dhe po transformohet në mënyrë, që nëse përmbyllet si duhet si fazë, nuk ka kthim mbrapa dhe shkohet në një tjetër nivel, pasi progresi është i pambarimtë dhe s’ka fund. Për këtë arsye duhet sot PS më e fortë se çdo herë tjetër, për Shqipërinë dhe për progresin. Sot të ardhurat për frymë në raport kur ne morëm detyrën janë rritur në mënyrë të ndjeshme, por ka absolutisht potencial dhe është e qartë që duhet të rriten ende më shumë. Ekonomia është më e mirë seç ka qenë ndonjëherë, por nuk është aq mirë sa të konsiderohet i përmbushur ky cikël qeverisës. Drejtësia është në një tjetër fazë.
Edhe për drejtësinë është hapur porta e re, por pas asaj porte të hapur, ka një tjetër rrugë që duhet përshkruar dhe duhet garantuar, që porta nuk duhet mbyllur.Ne na duhet të krijojmë kushte optimale të ndjerës së njerëzve, të përfshirë, dëgjuar dhe të respektuar dhe të angazhuar kur duan të angazhuar kur duan pasi kjo na jep mundësi që t’i bëjmë gjërat me më shumë tepër mundësi dhe Pogradeci ku jemi sot është shembull kuptimplotë i faktit që PS është larg së qeni e pagabueshëm , por është një garanci për progresin. Në momentin kur t’i i beson PS drejtimin e një komuniteti, ti ke garancinë që do ketë ndryshime pozitive dhe ky është fakt”, tha ai.
Gjithashtu, ai u ndal edhe te drejtësia duke thënë se një “portë e re” është hapur, duke theksuar se duhet punuar fort që kjo “portë” të mos mbyllet.
“Drejtësia po ashtu është në një tjetër fazë. Edhe për drejtësinë është hapur portë e re, por pa diskutim që pas asaj porte të hapur ka një tjetër rrugë që duhet përshkuar dhe në ndërkohë duhet garantuar që porta nuk mbyllet pasi na kthen mbrapa. Pozicioni ndërkombëtar i Shqipërisë sot është më i miri që ka qenë ndonjëherë. Reputacioni, respekti, zëri, por nuk është diçka që është garantuar si nivel tjetër dhe që çfarëdo që të ndodhë kështu do jetë prapë, jo!
Të gjitha këto janë drejtime ku ne duhet të institucionalizojmë rezultatet dhe progresin. Duhet të blindojmë themelet e progresit, duhet të garantojmë vazhdimësinë e progresit dhe për këtë duhet Partia Socialiste. Prandaj të jesh anëtar i Partisë Socialiste është e domosdoshme të shikosh dhe të ndjesh përgjegjësinë e impaktit që ka Partia Socialiste për të nesërmen e vendit dhe për ta bërë të sotmen, një të sotme ku çdo ditë ndodh një ndryshim i vogël”, tha Rama.
Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama:
Shumë faleminderit që jeni këtu, posaçërisht atyre që kanë ardhur edhe nga bashkitë e tjera, si përfaqësues të Asamblesë Kombëtare. Besoj që jeni plotësisht në dijeni të gjithë të faktit që prej disa javësh, ne jemi përfshirë në një proces intensiv, pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare që bëri një analizë të fazës së parë të këtij procesi dhe po materializojmë objektivat e vendosur për çdo organizatë në aspektin e rritjes së çdo organizate që për hir të së vërtetës, është një hap i domosdoshëm, por një hap që do të duhet të shoqërohet me të tjerë hapa më pas.
I gjithë qëllimi i këtij procesi është çka e kemi quajtur rienergjizimi i Partisë Socialiste, gjë që Partia Socialiste e ka bërë vijimësisht midis dy zgjedhjeve dhe që ka rezultuar një eksperiencë pozitive, por që nga ana tjetër na ka mësuar se si kur ribëjmë një proces të tillë, të jemi më të vëmendshëm dhe të jemi më të qartë për ta bërë më mirë.
Sot, ky proces lidhet dhe me një kontekst të jetës së vendit që është disi më ndryshe sesa në rastet e mëparshme, pasi sot Shqipëria ka hapur një portë të re, është në një fazë tjetër të rrugëtimit të saj, duke u mbështetur te një progres i vazhdueshëm, ndërkohë që ky progres kërkon garanci dhe kërkon fuqi për të vazhduar edhe më tutje, për të qenë edhe më i thellë edhe më i shpejtë e për këtë arsye ne na duhet që ta fuqizojmë Partinë Socialiste. Për këtë arsye ne na duhet që ta hapim Partinë Socialiste dhe që më shumë dhe më mirë se çdo herë tjetër të përpiqemi që hapja të jetë sa më funksionale duke synuar që në çdo organizatë ose më saktë përmes çdo organizate, në çdo komunitet, ne t’i kapërcejmë kufijtë partiakë që sot janë më të kapërcyeshëm seç ishin deri para disa vitesh si rezultat i një kthjellimi i njerëzve të zakonshëm në përgjithësi, mbi rëndësinë e interesit të drejtpërdrejtë të familjes, komunitetit dhe të vendit më shumë sesa mbi rëndësinë e përkatësisë partiake. Shumë të dhëna të zgjedhjeve të fundit, na i konfirmojnë këtë gjë dhe po ashtu dhe mënyra sesi gjërat po zhvillohen në Shqipëri, janë një arsye më shumë për të synuar që tu japim njerëzve përtej kufijve partiakë, pra konkretisht tu japim dhe atyre që i kemi në të njëjtën lagje, i kemi në të njëjtën godinë banimi, i kemi përballë derës ku jetojmë dhe që kanë qenë vijimësisht në anët e tjera të politikës, mundësinë që të përfshihen në Partinë Socialiste drejtpërdrejt ose të zgjedhin anën tonë.
Kudo ku kjo ka ndodhur, ka qenë në të mirën e komunitetit. Ka qenë dhe në të mirën e atyre që vendosmërisht e kanë refuzuar idenë se mund të japin Partisë Socialiste mandat për të qeverisur komunitetin e tyre apo vendin. Dhe shembujt janë kuptimplotë. Shembulli më kuptimplotë është Shkodra, ku të gjithë po e shohim se me ndryshimin e kahjes së mbështetjes, po ndryshon vendi i tyre. Të gjithë po e kuptojnë që vota nuk është biletë për stadium, për të shkuar e për të bërë tifozllëk me skuadrën e zemrës dhe që vota nuk është një çështje zemre me symbyllur ndaj realitetit dhe me mendjen e fjetur për të mos parë e mos kuptuar racionalisht se çfarë të vlen më shumë.
Po përtej kësaj, ky nuk është një proces që ne po e bëjmë se ne kemi zgjedhjet nesër. Zgjedhjet janë vitin e ardhshëm. Ne po e bëjmë këtë sepse ne na duhet që të krijojmë kushtetet optimale të ndjerjes së njerëzve të përfshirë, të dëgjuar, të respektuar dhe të angazhuar, kur duan të angazhohen, pasi kjo ne na jep mundësinë që t’i bëjmë gjërat me shumë më tepër fuqi dhe Pogradeci ku jemi sot, është një tjetër shembull kuptimplotë i faktit që Partia Socialiste pa diskutim është larg së qëni e pagabueshme, është larg së qëni e papërmirësueshme, por është një garanci për progresin. Në momentin që ti i beson Partisë Socialiste drejtimin e një komuniteti, ti ke garancinë që do të ketë ndryshime pozitive. Ky është fakt!
Ashtu sikundër, sa herë që e kundërta ka ndodhur dhe fatet e komunitetit, apo dhe të vendit, flasim për komunitetin meqë jemi këtu në Pogradec, i janë lënë dikujt tjetër, komuniteti vetë ka parë që gjërat kanë ngecur për ta thënë me një fjalë të butë, se në shumë raste gjërat, jo vetëm kanë ngecur, por dhe kanë degraduar.
Po të shikojmë kontekstin e përgjithshëm Shqipëria sot është në një fazë transformimi historik, pra është në një fazë ku po transformohet në një mënyrë që nëse përmbyllet si duhet si fazë, nuk ka kthim mbrapa. Pra, shkohet në një tjetër nivel dhe pastaj synohet për një tjetër nivel sepse progresi është i pambarimtë dhe e mira s’ka fund. Dhe çdo gjeneratë ka jo vetëm të drejtën, por ka dhe detyrën që të mohojë gjeneratën e mëparshme dhe të shkojë dhe më përpara.
Për këtë arsye duhet Partia Socialiste më e fortë se asnjëherë tjetër. Sot, për Shqipërinë, për progresin, për të bërë që çfarë është bërë në ekonomi të vazhdojë sepse sot mjafton të shikosh të ardhurat për frymë në raport me ditën kur ne morëm detyrën, ato janë rritur në mënyrë shumë të ndjeshme, por ka absolutisht potencial dhe nga ana tjetër është absolutisht e qartë që duhet të rriten ende më shumë.
Ekonomia sot është më mirë se ç’ka qenë ndonjëherë, por nuk është aq mirë sa të konsiderohet i përmbushur ky cikël qeverisës dhe sa t’iu thuhet njerëzve që, “ok, ky cikël erdhi deri këtu, tani duhet hapur një cikël i ri”.
Drejtësia po ashtu është në një tjetër fazë. Edhe për drejtësinë është hapur portë e re, por pa diskutim që pas asaj porte të hapur ka një tjetër rrugë që duhet përshkuar dhe në ndërkohë duhet garantuar që porta nuk mbyllet pasi na kthen mbrapa. Pozicioni ndërkombëtar i Shqipërisë sot është më i miri që ka qenë ndonjëherë. Reputacioni, respekti, zëri, por nuk është diçka që është garantuar si nivel tjetër dhe që çfarëdo që të ndodhë kështu do jetë prapë, jo! Të gjitha këto janë drejtime ku ne duhet të institucionalizojmë rezultatet dhe progresin. Duhet të blindojmë themelet e progresit, duhet të garantojmë vazhdimësinë e progresit dhe për këtë duhet Partia Socialiste. Prandaj të jesh anëtar i Partisë Socialiste është e domosdoshme të shikosh dhe të ndjesh përgjegjësinë e impaktit që ka Partia Socialiste për të nesërmen e vendit dhe për ta bërë të sotmen, një të sotme ku çdo ditë ndodh një ndryshim i vogël.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo