Lajme

Rama thirrje: KFOR-i të marrë në kontroll VERIUN e Kosovës! Vonesa mund të sjellë viktima

Kryeministri Edi Rama foli në një konferencë për shtyp në lidhje me ngjarjet e rënda në veri të Kosovës, pak ditë më parë, ku grupe terroriste serbe sulmuan Policiën e  Kosovës dhe ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

Kreu  i qeverisë kërkoi publikisht që KFOF-i të marrë në kontroll veriun e Kosovës tani në këtë moment, pasi vonesa dhe hezitimi mund të sjellë një “stok viktimash” të një konflikti të armatosur.

Nga ana tjetër Rama dënoi shpalljen e ditës së zisë në Serbi, duke thënë se Beogradi duhej t’i dënonte  dhe jo t’i nderonte grupet terroriste.

“Prandaj jo vetëm niveli i përfaqësimit të komunitetit euroatlantik duhet ngritur lart, por duhet patur parasysh që kjo të bëhet se përndryshe vonesa mund të sjellë një stok viktimash të një konflikti të armatosur.”, u shpreh Rama.

Rama: Këtu jemi përpara derdhjes së gjakut të pafajshëm. Nuk është gjaku i një kalimtari që u vra në rrugë nga një makinë me targa serbe, por gjaku i një polici serb, u vra nga njerëz të veshur ushtarakisht dhe të armatosur rëndë, për Beogradin janë të denjë për të ulur në gjysëm shtizë  flamurin. Kjio është ilegale dhe as institucionale nga ana e Serbisë që nuk ka nevojë për hetim, por kërkon dënim. Populli i Kosovës e meriton ta dëgjoë këtë dënim, boll ka vuajtur nga këto vrasje.

E kam paralajëmruar prej kohësh, ju  jeni dëshmitarë, mundësinë e këtj skenari tragjik dhe fatkeq në veri.Jo se jam më i mençur se të tjerët, por thjesht se nuk jam aq i zënë më hallet e gjithë botës, siç janë të mëdhenjtë e kësaj bote. E di që në këtë sekondë sikur i shoh në rrjetet sociale, plumabt e trimave, jam mësuar me trimat e klubeve mediatke të Tiranës, më tregojnë me gisht sa herë ka një krizë, jam mësuar dhe me ata në Kosovë që më quajnë “vllau i Vuçiçit”. I mirëkuptoj pa asnjë problem.

Ndërkohë që të tjerët, këta që bëjnë biznes politik dhe mediatik në Tiranë me thonjë e krizave ne veri, i neveris. Por të jeni të gjithë të biindur që askush nga këta nuk ma ndryshojnë vizionin dhe as më lëvizin nga pozicioni i paqes, dialogut, bashkëpunimit dhe përfundimit nga e shkuara që e persekuton rajonin. Nuk i kam në llogaritë e mia biznesmenët e llogjeve politike, detyra ime është të bëj çmos  për paqen dhe njohjen e Kosovës. Jo t’i fryj nacionalzimit  derisa përfundojnë në gjakderdhje.

Detyra ime është të shkoj një hap para dhe  të pyes, çfarë duhet pritur më tej, çfarë duhet bërë më tej? Kjo për faktin se ajo që ndodhi dje të mos përsëritet më dhe mos ta kthejnë veriun e  Kosovës në një Donbas. E kam kërkuar publikisht dhe zyrtarisht se formati i dialogut duhej ngritur një nivel tjetër organizimi. Me Francën dhe  Gjermaninë në konferencë, si bashkëautorë të këtij plani. Formati i Brukselit ku vene e vinë dy burra nga këtej dhe hyjnë dy burra nga atje, nuk ka më asgjë për t’i oftuar pasqes atje. Kjo besoj është e qartë. Gjërat mund të shkojnë larg dhe mund të shkojnë shpejt.

Prandaj jo vetëm niveli i përfaqësimit të komunitetit euroatlantik duhet ngritur lart, por duhet patur parasysh që kjo të bëhet se përndryshe vonesa mund të sjellë një stok viktimash të një konflikti të armatosur. Për të parandaluar këtë konflikt, KFOR-i duhet të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Çdo  vonesë dhe hezitim und të bëjë ndërhyrjen e KFOR shumë më të madhe në trupa e vështirësi. Më vjen mirë që këtë e kërkon dhe Kosova, KFOR-in në veri. Këtë e kërkon situat sot. Dje Vjosa Osmani kamkërkuuar ndihëm e SHBA për Associasionin. Në thelb kjo kërkesë është  pozitive,  një hap në drejtimin e duhur nga ana e Kosovës.