Kyreministri Edi Rama dha sot një intervistër për gazetën greke “Kathimerini” ku komentoi çështjet e nxehta që kanë rritur tensionet mes dy vendeve.
Gjatë intervistës, Rama ka zbuluar pa dashur edhe fotografinë që mban si “wallpaper” në kompjuterin e tij.Në foton e çuditshme duket Papa Gjon Pali II, i rrëzuar në tokë teksa e ka goditur një gur.
Por nuk bëhet fjalë për një incident të vërtetë. Ajo është në fakt një skulpturë kontraverse që ka ngjallur shumë debat e artistit të njohur italian Maurizio Cattelan e quajtur “Ora e nëntë”.
Skulptura tregon Atin e Shenjtë teksa goditet nga një meteor, duke nënkuptuar braktisjen e tij nga Zoti. Kjo skulpturë u shit nga shtëpia e ankandeve Christie’s në vitin 2001 për 886 mijë dollarë.