Lajme

Raporti i KE: Tirana, basti i humbur për gjelbërimin, hapësirat dhe cilësinë e jetës

Tirana e ka humbur “bastin” e premtuar në krye të herës nga kjo mazhorancë për të qenë një qytet i jetueshëm, me hapësira të gjelbëra, me ajër të pastër, me një standard të mirë jetese dhe me hapësira të bollshme për qytetarët.

Një raport i Komisionit Europian, publikuar ditën e djeshme nxjerr në pah hartën e disa sektorëve jetikë në kryeqytete të ndryshme të Europës por edhe qytete të tjera. Në anketim, janë përfshirë edhe kryeqytetet e vendeve që tashmë duan të jenë pjesë e BE, dhe mes tyre është përfshirë edhe Tirana.

“Ndotja e ambientit është shkaku madhor ambiental për vdekshmërinë në botë, duke përfshirë edhe europën, ku mbetet një rrisk i madh shëndetësor. Ndotja e ajrit në mënyrë sinjifikative afekton shëndetin njerëzor…problemet shëndetësore janë të lidhura me ndotjen e zhurmave gjithashtu. Zhurmat shkaktojnë të paktën 11 mijë raste të vdekjeve të parakohshme në Europë cdo vit ndërsa 5 milionë të tjerë vuajnë nga shqetësimet e gjumit” shkruhet në këtë raport.

Renditja e qyteteve per cilesine e ajrit
Renditja e qyteteve per cilesine e ajrit

Tirana radhitet në 10 qytetet e fundit ku cilësia e ajrit është shumë e ndotur. Lista e 10 qyteteve të fundit fillon me Shkupin, Bukureshtin, Krakow në Poloni, Parisin, Athinën, Torinon dhe më pas vjen Tirana, e ndjekur nga Roma, Beogradi dhe Ostava në Republikën Ceke.

Vendet në pararojë për pastërtinë e ajrit janë Zyrihu, Helsinki, Rostock, Aalborg, Oulu në Finlandë dhe vazhdon me qytetet në vendet nordike.

“Ndotja e ajrit vjen nga disa faktorë”, thuhet në studimin e DG Regional and Urban Policy, Survey on the Quality of Life in European Cities 2023. “Duke përfshirë edhe dendësinë e popullatës, rritjen e aktivitetit industrial apo linjat e trafikut në këto qendra urbane” vazhdon raporti. Në Tiranë, nuk ka ndonjë aktivitet industrial, por ndotja e ajrit mund të vijë edhe për shkak të ndërtimeve të shumta, veç të tjerave.

Niveli i zhurmave dhe renditja e Tiranes
Niveli i zhurmave dhe renditja e Tiranes

Edhe niveli i zhurmave i matur në të njëjtin raport, e rendit Tiranën në 10 vendet e fundit ku fillon me Bukureshtin, Palermon, Stambollin, Athinën, Tirana, Shkupi, Sofia, Napoli, Parisi dhe Roma. Sërish vendet nordike janë në pararojë për mungesën e zhurmave.

Një e mirë e këtij raporti për Tiranën janë pikërisht plehrat. Vendi ynë duhet të qëndrojë në mes të kësaj liste përderisa ndryshe nga zërat e mëparshëm, nuk listohet te 10 qytetet më të ndotur me plehra në Europë.

E kur vjen puna për hapësirat publike, raporti nuk mund të evidentojë as më shumë e as më pak atë që shohin përditë banorët në kryeqytet.

Në Tiranë ka pak hapësira publike të lira. Tirana renditet në 10-tëshen e fundit të listës. Kjo listë fillon me Athinën, Napolin, Valletta, Palermo, Heraklion, Tirana, Shkupi, Stambolli, Bukureshti dhe mbyllet me Romën. Ndërsa qytetet që kanë më shumë hapësira të lira fillojnë me Luksemburgun, Groningen në Netherland, Gjenevën, Strasburgun, Zyrihun dhe vazhdojnë me radhë.

Renditja e qyteteve te marra ne krahasim, per hapesirat publike
Renditja e qyteteve te marra ne krahasim, per hapesirat publike

Hapësirat publike kanë qenë dikur më të dukshme, por, ndërtimet e shumta në kryeqytet, duket se e kanë listuar kryeqytetin shqiptar në 10 vendet e fundit.

Një “bast i humbur” mund të konsiderohet në kryeqytetin shqiptar edhe hapësira e gjelbër, apo “green space” sic ëhstë evidentuar në raport. Pavarësisht përpjekjeve të mëdha që bëhen nga administrata e bashkisë së Tiranës për të mbjellë sa më shumë pemë, apo me krijimin e ‘pyllit orbital” duket se asgjë nuk ka funksionuar. Sipas këtij raporti, Tirana është sërish në 10 qytetet e fundit të Europës për hapësirat e gjelbërta. Kjo dhjetëshe hapet me Napolin, Heraklion, Palermo, Shkupi, Athina, Tirana, Valletta, Stambolli, Podgorica dhe Nicosia.

Raporti i Komisionit Europian për kualitetin e jetës në qytetet europiane u publikua dje. Komisionerja europiane për Kohezionin dhe Reformat Elisa Ferreira thotë në hyrje të tillë se ky raport duhet tu shërbejë politikbëresve për të nxjerrë të dhëna ndërsa qytetarët do të gjejnë aty gjithë informacionet.

Renditja e qyteteve te marra ne krahasim, per hapesirat e gjelberta
Renditja e qyteteve te marra ne krahasim, per hapesirat e gjelberta

“Mësimi i dytë nga ky raport, shkruan ajo është se shërbimet publike dhe administrata publike kanë shumë rëndësi. Ndërsa leksioni i tretë është se cilësia e jetës është e lartë në qytete të vogla dhe të mesme. Ata ndihen më të sigurt, më të pastër dhe me më pak zhurma. Janë parë si vende të mira për të jetuar, në cdo cikël të jetës që nga familjet që duan të rrisin fëmijë të vegjël deri tek ata që duan të plaken” shkruan Komisionerja.

“U rekomandoj fuqimisht atyre që bëjnë politika, që ta lexojnë atë dhe të përfitojnë prej këtij raporti” e mbyll komisionerja.

A ju ndihmoi ky artikull?PoJo