Policia e Kosovës ka njoftuar se janë raportuar tri raste të dhunës në familje gjatë 24-orëve të fundit në Prishtinë.
Dy prej tyre kanë ndodhur në Prishtinë, ndërsa një tjetër në Graçanicë.
Njoftimet:
DHUNË NË FAMILJE
· Prishtinë 31.07.2024 – 01:10. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij-viktimat meshkuj kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes. Rasti duke u hetuar.
· Prishtinë 30.07.2024. Viktima femër kosovare ka njoftuar se në vazhdimësi ka pasur dhunë nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
· Graçanicë 31.07.2024 – 20:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur, kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
ks