ShowBizzz

Raportohet se kjo është e dashura e re e Ben Affleck

Aktori amerikan Ben Affleck, i cili së fundmi është ndarë nga bashkëshortja, këngëtarja, Jennifer Lopez, raportohet se është në lidhje me Kathleen ‘Kick’ Kennedy, vajzën e Robert F. Kennedyt Jr.

Kennedy Jr. është nipi i John F Kennedyt, që ishte vrarë më 1963, kur ishte në postin e presidentit të SHBA-së.

Daily Mail ka shkruar se Affleck është parë më Kickun, pas ndarjes nga krijuesja e hitit “Love Don’t Cost a Thing”.

Gjithashtu është raportuar se para se ta rregullonte lidhjen me Lopezin, ishte në një lidhje të shkurtër me 36-vjeçen.

Statusi martesor i fituesit të çmimi “Oscar” është konfirmuar javën e shkuar, pasi 55 vjeçarja dorëzoi kërkesën për divorc ndërkohë që u bë e ditur se çifti ishte ndarë në muajin prill.

Tani disa burime kanë thënë se Affleck është parë duke qëndruar bashkë me Kicken, por aktori ka qëndruar i heshtur rreth detajeve të kësaj lidhje sepse Kick nuk dëshiron të shihet si “dashnore”.

“Ben e Kick kanë qenë bashkë për pak kohë para se ai të lidhej me Jenniferin. Ata janë takuar sepse Beni është nga Bostoni, e kur jeton atje, e di që familja Kennedy është si mbretëri”, ka thënë burimi, ndërkohë që ka shtuar se Benit i dukej sikur u bë pjesë e kësaj familje, por Kick ishte shumë e re dhe nuk ishte e gatshme për asgjë serioze.

Burimi ka thënë se Kick e Affleck nuk kanë pasur asnjë aferë ndërkohë që aktori ishte i martuar.

“Është interesante për shoqërinë e saj, që menjëherë pas divorcit Beni filloi të rrinte sërish me Kicken, familjen e së cilës ai e sheh si mbretëri”, ka thënë burimi duke shtuar se ajo nuk është “dashnore” dhe nuk është aspak si Lopezi, ajo i mban gjërat shumë private.

Ndër të tjera burimi ka thënë që Kickes nuk i intereson mendimi që ka Lopez për lidhjen e saj me Affleckun.

“Ata nuk po nguten, ajo po e shijon kohën që po kalon me të. Rrinë në Hotelin Beverlly Hills, sepse është i vetmi që lejon privatësi të nivelit që nuk ofrohet askund tjetër”, ka thënë burimi.

Një tjetër burim ka thënë se ata vetëm sa janë duke u njohur më mirë me njëri-tjetrin dhe ende nuk mund të thuhet se ka diçka në mes tyre.

Nuk dihet se si janë takuar Kicke dhe Affleck.

Kick është aktore që ka luajtur role të vogla nëpër disa seriale, përfshirë “Curb Your Enthusiasm”. Ka diplomuar në Universitetin Stanford të Kalifornisë, ku ka studiuar histori dhe teatër.

Affleck dhe Lopez së pari u takuan gjatë xhirimeve të filmit “Gigli” në vitin 2002 dhe më pas u fejuan. Në vitin 2004 ata u ndanë, për t’u ribashkuar 20 vjet më vonë në vitin 2022 kur edhe u martuan.