Familja e veprimtarit Haki Imeri ka uruar fitoren e kryeministrit Albin Kurti pas zgjedhjeve të fundit, duke e cilësuar rezultatin si “të qartë dhe bindës”.
Në një reagim publik, ata kanë vlerësuar fitoren e Kurtit si “mesazh të fortë qytetar”, ndërsa kanë kritikuar ashpër presidenten Vjosa Osmani, duke e akuzuar për ndryshim qëndrimesh dhe sjellje politike gjatë fushatës.
Sipas tyre, zgjedhjet kanë treguar qartë vullnetin e qytetarëve dhe fituesin e padiskutueshëm të procesit.
Shkrimi i plotë:
-Urime fitorja, Kryeministër Kurti❤️!
-Këto zgjedhje prodhuan një rezultat , bindes per Kryministrin Kurti
-Një fitore e fuqishme .
-Një mesazh i qartë.
-Një verdikt qytetar.
-Këto zgjedhje nxorën në pah edhe një realitet tjetër: egersine për pushtet të Vjosa Osmanit..
-Gjatë fushatës, Albin Kurti u sulmua pa kursim, nga Vjosa Osmani. -Ajo përdori shpifje, insinuata dhe sulme politike nga më të ndryshmet..
– Por sapo dolën rezultatet, ajo nisi të kërkojë mbështetje nga ai që deri dje e shpallte problem..
-Politika ka parë shumë paradokse.
-Por të sulmosh dikë në mëngjes dhe t’i kërkosh votat në mbrëmje kërkon një ‘talent’ te paskrupullt..
-Vjosa Osmani vazhdon të sillet sikur posti i Presidentes është pronë private dhe jo mandat që buron nga vullneti politik e qytetar.
-Ajo deklaron me arrogancë dhe paftyresi se LVV-ja ‘nuk ka arsye të mos e mbështesë, ate’ per Presidente .
-Pyetja e duhur është: çfarë arsye ka LVV për ta mbështetur; Vjosa Osmanin tani ?!
-Këto zgjedhje treguan se qytetarët nuk u bindën nga ambalazhi politik, qe ajo perfaqesoj ne kete fushate.
– Asaj i ra fasada,u demaskua, i mbeti permbajtja e vertete se ajo nuk perfaqeson pothuajse aske ne Kosove .
-Përmbajtja tregoi mungesë qëndrueshmërie, mungesë identiteti politik dhe oportunizëm, shtazarak.
-Ajo shitet nje ditë rugoviste.
-Ditën tjetër reformiste.
-Pastaj mbi partitë.
-Më pas kundër tyre.
-Një busull që ndryshon drejtim sipas erës së pushtetit.
-Qytetarët e panë. Qytetarët e gjykuan.
-Verdikti ishte i qartë.
-Mbështetja nuk fitohet me deklarata vetëlavdëruese.
– Fitohet me besim. E besimi nuk huazohet. Vjosa Osmani vetem me huazime e imitime ka arnuar karakterin dhe personalitetin e saj politik .
-Fituesi i padiskutueshëm i këtyre zgjedhjeve është Albin Kurti.
-Ndërsa të tjerët, mund te lavderohen por ata jane aty ku ishin me heret..
-Populli foli.
– Kutitë e votimit nuk gënjejnë.
