ShowBizzz

Reagime në rrjet! Katy Perry: Kur burri më ndihmon në shtëpi, jam gati për marrëdhënie intime!

Këngëtarja e famshme amerikane Katy Perry ka zbuluar së fundmi se partneri i saj duhet të kontribuojë në mënyrë të barabartë në punët e shtëpisë. Në një intervistë në podcastin “Call Her Daddy”, Katy Perry ka bërë disa deklarata që kanë tërhequr vëmendjen e mediave rozë.

“Partneri im, Orlando Bloom, angazhohet në pastrimin e shtëpisë dhe larjen e enëve, dhe unë e shpërblej me seks,” ka thënë Katy Perry, e njohur për hitin e saj “Fireworks.”

Reagime në rrjet! Katy Perry: Kur burri më ndihmon në

Deklaratat e saj kanë nxitur reagime të ndryshme në rrjetet sociale: disa e kanë kritikuar, ndërsa të tjerë e kanë komentuar me humor. “Ndihmoni në punët e shtëpisë, ndani ngarkesën ose ndihmoni që ngarkesa të jetë më e lehtë”, ka thënë Katy Perry, duke theksuar se ngarkesa e përditshme mund të jetë shumë e rëndë për gratë. “Ka shumë gjëra të padukshme që bëjmë, dhe është e rëndësishme të ndajmë këtë barrë.”

Katy Perry dhe Orlando Bloom janë në një lidhje që nga viti 2016 dhe kishin planifikuar dasmën, por e shtynë për shkak të pandemisë. Në vitin 2020, ata mirëpritën vajzën e tyre të parë, Daisy Dove Bloom.



bal