Emmanuel Macron ishte protagonisti i një prej puthjeve më të komentauara në Lojërat Olimpike të Parisit 2024, kjo për shkak se ky gjest nuk ishte mes Presidentit dhe gruas së tij Brigitte Macron, por me Amélie Oudéa-Castera, ish-teniste, ministre dhe drejtuese e organizimit të Lojërave.
Amélie Oudéa-Castera u fotografua duke puthur Emmanuel Macron në faqe, në një mënyrë që ngjalli njëfarë shqetësimi te shumëkush. Ndër të tjera, Zonja e Parë Brigitte Macron ishte dëshmitare e skenës pak hapa më tutje. Por ajo nuk ishte e vetmja dëshmitare, pasi e gjithë bota po shikonte inaugurimin e Lojërave Olimpike të Parisit 2024.
Në foto, Castera shihet qartë që i vendosur njërën dorë pas qafës Macron-it, thuajse për ta tërhequr drejt saj, ndërsa ajo e puth me pasion në faqe dhe me dorën tjetër ia shtrëngon fort krahun. Presidenti mbahet fort nga ministrja dhe duket thuajse i detyruar ta kthejë këtë gjest, i cili u duk shumë i dashur dhe për rrjedhojë i pavend.
Në të vërtetë, Macron duket paksa i sikletosur. Ndoshta sepse e di që gruaja e tij Brigitte ishte pak metra larg duke parë skenën me një fytyrë të ngrirë dhe të habitur.
Gjithçka gjatë ceremonisë ishte nën kontroll, përveç kësaj puthjeje të dhënë me shumë entuziazëm e cila u konsiderua si e papërshtatshme nga shumëkush. Pas kësaj situate, Brigitte Macron, shumë elegante me një kostum të zi, i tha diçka të shoqit dhe Emmanueli thjesht buzëqeshi.
bal