ShowBizzz

Reagimi i papritur i Princit William pasi Megan u krahasua me Princeshën Diana!

Princi William pati një reagim befasues pasi Meghan Markle u krahasua me Princeshën Diana gjatë vizitës së saj të fundit në Nigeri. Teksa vizitoi vendin afrikan me Princin Harry në fillim të këtij muaji, Dukesha e Sussex mbante një gjerdan të thjeshtë ari, të ngjashëm me atë që Diana kishte veshur gjatë udhëtimit të saj me mbretin aktual Charles në vitin 1990. Megan kishte dhe një kryq diamanti, që dikur i përkiste Lady Di.

Reagimi i papritur i Princit William pasi Megan u krahasua me Princeshën
Reagimi i papritur i Princit William pasi Megan u krahasua me Princeshën

Krahasimi me Dianën thuhet se është kritikuar shumë nga William, i cili është mërzitur shumë për faktin se Meghan “paraqitet si versioni modern” i nënës së tij të ndjerë.

Reagimi i papritur i Princit William pasi Megan u krahasua me Princeshën

Një burim pohoi se Princi i Uellsit nuk dëshiron të “privojë Harry-n nga e drejta për të festuar trashëgiminë e nënës së tij”, por nuk është i lumtur me krahasimet, duke përfshirë edhe gruan e tij Kate.“Si për t’i bërë gjërat edhe më keq, Harry nuk është konsultuar me të për këto udhëtime jashtë vendit si dhe me planet e trye të ardhshme për të kremtuar jetën dhe trashëgiminë e Dianës.Fakti që tensioni me Sussex-ët tani po ndikon në festimin e trashëgimisë së nënës së tij shkon përtej Uilliam-it, por nuk është se ai mund të flasë për këtë me Charles dhe Camilla për këtë, pasi dihet historia e tyre me Dianën, ndaj edhe ndihet shumë vetëm në këtë situatë”, tha burimi për revistën Closer.

Dukesha e Sussex-it përfiton nga imazhi i Lady Di?!

Muajin e kaluar, një ekspert mbretëror doli po ashtu me pretendimin se pas largimit nga monarkia, Meghan po “vazhdon të përfitojë nga imazhi i Princeshës Diana”. Ish-aktorja e Suits njoftoi së fundmi lançimin e markës së saj të re të stilit të jetesës, American Riviera Orchard, dhe një burim mbretëror pretendoi se sipërmarrja e saj e re ishte frymëzuar nga Diana. Darren Stanton tha se ka “shumë paralele” mes Meghan dhe nënës së Princit Harry dhe se duke u fokusuar në markën e saj të re të stilit të jetesës, ai beson se ajo është gati të fokusohet tek të tjerët, ashtu si vjehrra e saj e ndjerë. Kjo nuk është hera e parë që Dukesha e Sussex-it kritikohet se ka përfituar nga imazhi i Lady Di. Në disa raste, Meghan ka veshur rroba apo stoli që Lady Di i ka bërë ikonike.



bal