ShowBizzz

Reagimi i parë nga familjarët e Drinit, pas daljes së tij nga “BBV”

Ditën e sotme banori i shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” Drini Zeqo u largua papritur nga programi.

Njoftimi për banorët dhe publikun erdhi nëpërmjet një zarfi që u lexua nga Jul Deda.

Në njoftim thuhej se për shkak të një urgjence familjare, Drini Zeqo largohet nga shtëpia e BBVA.

Pas daljes së tij nga shtëpia, në llogarinë e Drinit në Instagram, familjarët e tij kanë dhënë një mesazh, ku tregojnë se si Drini dhe familjarët e tij gëzojnë shëndet të plotë dhe kërkojnë që të shmanget dezinformimi.



lokimagazine