Lajme

Reagimi i Ramës për Salianjin, Bardhi i përgjigjet me kërcënime: Të pret një fund i tmerrshëm, frikacak dhe i paftyrë

Gazment Bardhi, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së ka reaguar ndaj Kryeministrit Edi Rama, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit që dënoi me 1 vit burg, deputetin demokrat Ervin Salianji.

Me një gjuhë të ashpër, Bardhi e cilëson Kryeministrin si të paftyrë dhe frikacak.

“Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.

Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!

Ti je i vetmi Kryministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge”, thekson Bardhi.

Më herët, Kryeministri Edi Rama e cilësoi vendimin e Apelit për dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji me 1 vit burg, si një dënim të ligjshëm. Rama shkruan se deputeti demokrat spikat për veprimtarinë e palodhur dizinformuese, sipas tij, deri në formën kriminale të kallzimit të rremë, përmes një dosje me fabrikime provash e dëshmish të rreme.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Rama thekson se ky vendim nuk do të ndryshojë asgjë në aktivitetin e kancerit të shpifjes që helmon përditë e më shumë gjakun e shoqërisë shqiptare falë edhe kanaleve të panumërta digjitale të dizinformimit, kjo është një ditë e mirë për të Vërtetën.

Reagimi i plotë nga Gazment Bardhi:

I paftyrë dhe frikacak! Të gënjen mendja se do trimërohesh duke keqpërdorur gjykatat për të “frikësuar” e dënuar pa ligj e prova opozitën.

Ti je Kryeministri i vetëm në botë që bërë Ministër të Brendshëm vëllain e një trafikanti të dënuar droge nga një vend i BE!

Ti je i vetmi Kryministër në botë që akuzohesh nga zëvendësi yt se ka një koordinator të posaçëm për marrëdhëniet me krimin e organizuar, i cili nesër pritet të emëroj Drejtorin e ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që ke vëllain të dyshuar si trafikant droge.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që të trimëron dhe të mban në pushtet krimi i organizuar.

Ti je i vetmi Kryeministër në botë që bëre deputet e kryebashkiak trafikant droge, vrasës e përdhunues.

Do mbetesh unik në historinë botërore për fundin e tmerrshëm dhe të afër që të pret!