Lajme

Sulm ndaj dy policëve në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka sulmuar dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 1 tetor, rreth orës 18:20, teksa zyrtarët policorë po legjitimonin një person tjetër që ndodhej në një veturë dhe që dyshohet se ishte i afërm i të dyshuarit, transmeton “Bota sot”.

Gjatë incidentit, në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe një person tjetër, i cili dyshohet se ka penguar njësinë policore dhe ka tentuar ta ndihmojë të dyshuarin të largohej nga vendi i ngjarjes.

Për rastin, përveç njësive policore, është njoftuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës (IPK).

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është intervistuar dhe më pas është dërguar në mbajtje.

Të Ngjashme