Alba Vukaj u bë pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP Kosova 2” që në nisje të saj, megjithatë ajo u eliminua nga programi vetëm disa ditë më parë.
Ndërsa dje ajo ka bërë edhe reagimin e saj të parë pas daljes nga reality show.
Në një postim në Instagram, Alba shkruan:
Eksperiencë e jashtëzakonshme… emocione nga më të ndryshmet… mirënjohëse pa fund për mbështejtjen e familjes, shoqërisë dhe gjithë publikut që më përkrahu dhe besoi tek unë, në momente të bukura dhe sidomos të vështira. Ndihem mirë kur më kuptojnë njerëzit.
Deklarata e saj mund të ketë ardhur si përgjigje pasi ish-banorja ka parë videot që publiku hidhte për të në TikTok, ku shpeshherë veprimet e saj komentoheshin negativisht nga ndjekësit.
lokimagazine