ShowBizzz

Reagon ashpër Mikela Pupa: Më vjen keq për njerëzit që na rrethojnë

Orët e para të mëngjesit, një prej konkurrenteve të formatit ‘BBV3’, Roza Lati, ka bërë një rrëfim rrënqethës dhe prekës për jetën e saj.

Teksa bisedonte me disa prej banorëve ajo ka treguar se ka abortuar një fëmijë disa kohë më parë.

Pasi ky lajm u shpërnda kudo nëpër rrjet komentet prej publikut kanë qenë pozitive dhe mbështetëse e disa të tjera jo. Pak momente më herët ka ardhur një reagim prej Mikela Pupës lidhur me këto komente, e cila i del në mbrojtje Rozës dhe shprehet se i vjen keq për njerëzit që e rrethojnë, duke i quajtur ‘moralistë të Instagram-it’ të gjithë personat që gjykojnë për veprime të cilat ata vetë nuk kanë qenë në pozitë të Rozës.