Marrëdhënia e para 9 viteve mes Endrikut dhe Sarës ishte një nga momentet kryesore në Prime dje.
Sara disa herë ka thënë se ajo ka qenë e fejuar me Endrikun, version ky që është përgënjeshtruar publikisht nga familja e këngëtarit.
Për ta sqaruar këtë histori, secili prej tyre dha versionin personal të historisë, në dhoma të ndryshme që u dëgjua nga të gjithë banorët.
Sara tregoi se ata janë ndarë për shkak të një tradhtie nga ana e Endrikut dhe gjithashtu pretendonte se ata kishin qenë të fejuar.
Ndërsa nga ana tjetër, versioni i Endrikut është më ndryshe. Ai tha se nuk kanë qenë të fejuar zyrtarisht, por familjet e tyre kanë qenë në dijeni.
Pas deklaratës së Endrikut, në Instagram-in e tij është shpërndarë videoja ku ai ka rrëfyer historinë me mbishkrimin: Dinjiteti.
Siç duket partnerja e Endrikut, ka hedhur kunja kundrejt Sarës, duke nënkuptuar se versioni i Endrikut ishte dinjitoz.
ks