Lajme

Reagon Delegacioni Europian në Tiranë, mesazhi që ka për studentët

Protesta e studentëve në Tiranë, e cila është shoqëruar me përshkallëzim të dhunës dhe dëmtime të pronës publike e private, ka sjellë reagimin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

Përmes një deklarate, Delegacioni dënon me forcë aktet e dhunës, u bën thirrje protestuesve për vetëpërmbajtje dhe thekson rëndësinë e respektimit të së drejtës për tubim dhe shprehje paqësore, duke e cilësuar dialogun si rrugën e vetme për adresimin e shqetësimeve.

“Dënojmë me forcë përshkallëzimin e dhunës gjatë protestës dhe shkatërrimin e pronës publike dhe private.

U bëjmë thirrje protestuesve të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo akt dhune. Dhuna nuk ka vend në demokraci.

Liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore dhe vlera thelbësore evropiane. Ato duhet të respektohen dhe të ushtrohen në mënyrë paqësore.

Dialogu konstruktiv mes të gjitha palëve është e vetmja rrugë përpara për të adresuar shqetësimet legjitime”, shkruhet në postim.

Të Ngjashme