ShowBizzz

Reagon Luiz Ejlli: Më keni keqpërdorur e përfituar nga unë, megjithatë heshta sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë

Ish-banori i njohur i “Big Brother VIP Kosova”, Luiz Ejlli, ka reaguar publikisht në rrjetet sociale pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur jetën e tij.

Përmes një postimi në Instagram, ai ka ndarë ndjenjat e tij, duke shprehur se ndonëse është ndjerë i përdorur nga disa njerëz, ka preferuar të qëndrojë i heshtur.

Luizi ka ndarë një foto të tij, duke shkruar: “E di që më keni përdorur, keni përfituar dhe më keni marrë si të mirëqenë… Megjithatë unë zgjedh të hesht sepse nuk dua që egërsia ime e brendshme të dalë jashtë”.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Luiz Ejlli (@itsluizejlli)

Ky reagim ka ngjallur shumë komente dhe spekulime, veçanërisht nga fansat e tij, të cilët e kanë lidhur këtë mesazh me lajmet e fundit që qarkulluan rreth dënimit të tij.

Gjykata e Fierit e kishte dënuar Luizin me një vit burgim, por ai nuk kishte reaguar publikisht për këtë vendim deri tani. Megjithëse fansat prisnin një koment nga këngëtari pas këtij vendimi, heshtja e tij vetëm sa e ka rritur kuriozitetin dhe shqetësimin e ndjekësve.

Pavarësisht situatës, Luizi duket se ka zgjedhur të mbajë qetësi dhe të mos lejojë që “egërsia e tij e brendshme” të shpërthejë.

Reagimi i tij është interpretuar nga ndjekësit si një shenjë maturie dhe kontrolli emocional përballë sfidave të tij personale.