Pas përfshirjes së emrit të saj në aludimet që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet për një video intime, balerina Klei Loshi ka reaguar sërish, këtë herë duke publikuar informacione të reja që, sipas saj, konfirmojnë se personi në pamje nuk është ajo.
Përmes një postimi në Instagram, Loshi ka bërë të ditur se është kontaktuar nga persona që e kanë ndihmuar të identifikojë vajzën që shfaqet në materialin e shpërndarë.
“Faleminderit nga zemra të gjithëve ju që jeni munduar të më ndihmoni për identifikimin e asaj videoje. E kam videon e plotë dhe vajza që pretendoni se jam unë është RUSE, nuk ka ASNJË LIDHJE ME MUA!”, shkruan ajo.

Balerina ka publikuar edhe një mesazh të marrë nga një ndjekës, i cili pretendon se videoja është e një vajze ruse dhe nuk ka lidhje me të.
Në reagimin e saj të mëparshëm, Loshi kishte mohuar kategorikisht përfshirjen në video, duke theksuar se prej dy vitesh jeton në Tiranë dhe se është përballur me akuza që, sipas saj, po dëmtojnë emrin dhe të ardhmen e saj profesionale.

Ajo ka paralajmëruar se do t’i drejtohet rrugës ligjore ndaj personave që kanë shpërndarë pretendime të pavërteta për të.
“Çdo gjë do t’i dorëzohet Policisë dhe do të ndiqen të gjitha rrugët ligjore ndaj kujtdo që është përpjekur të baltosë emrin tim me shpifje të tilla! E vërteta do të dalë në dritë dhe secili do të mbajë përgjegjësi për gjërat që kanë thënë!”, përfundon Loshi.
