Lajme

Familjarët reagojnë për vendimin ndaj Sokol Hoxhës: Mi vrau djemtë dhe …

Familjarët e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj nga Patosi janë përballur me vendimin e Gjykatës së Fierit për shuarjen e dënimit me 25 vite burgim ndaj Sokol Hoxhës, autorit të vrasjes së dy vëllezërve në mars të vitit 1997.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Aurora Tusha, pas kërkesës së prokurores Malbora Dinaj, me argumentin ligjor se kishin kaluar afatet e parashkrimit të ekzekutimit të dënimit penal të dhënë në vitin 2000.

Nëna e dy vëllezërve të vrarë shprehu indinjatën dhe dhimbjen e saj pas këtij vendimi, duke u shprehur:

“Ai brodhi gjithë botën si deshi ai. Iku në moment, m’i vrau djemtë, edhe brodhi gjithë botën e nuk u bë gjë për djemtë e mi, çfarë shteti është ky? Unë jam nënë, dhe me ata fëmijë jemi bërë gjysmakë.”

Sokol Hoxha, 51 vjeç, u ekstradua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 6 gusht 2026, pas arrestimit të tij në maj gjatë operacionit të koduar “Globi”.

Pavarësisht shuarjes së dënimit në Shqipëri, Institucioni i Ekzekutimit të Veprave Penale Fier sqaroi se 51-vjeçari nuk do të lirohet. Më 8 tetor, Gjykata e Fierit ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” për llogari të drejtësisë belge, ku Hoxha është dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për vrasjen e një vajze nga Elbasani në Bruksel.

Të Ngjashme