Vajza e ish presidentit Trump, Ivanka ka reaguar sërish në rrjete sociale. Teksa kujton nënën e saj, 2 vjet pas ikjes nga kjo botë, ajo ka shkruar se me siguri është shpirti i nënës që nga lart ka mbrojtur babanë, Donald Trump.
Postimi i saj:
“Sot dy vite më parë, nëna ime ndërroi jetë. Unë besoj se ajo po e mbronte babin mbrëmë gjatë atentatit kundër tij.
Më mungon çdo ditë dhe lutem për sigurinë e familjes dhe miqve që la pas”.