Për herë të parë, në Shqipëri realizohet me sukses një ndërhyrje kardiokirurgjikale në QSUT. Lajmi është bërë me dije nga kryeministri Edi Rama.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook Rama thotë se në QSUT u krye me sukses një ndërhyrje kardiokirurgjikale nëpërmjet një metode efikase: riparim i valvolës së Aortes me unazë sub koronare sipas metodës së Lansac.
Ndërhyrja u realizua nga ekipi mjekësor Prof.Asc. Altin Veshti, D.Sh.M, Klodian Krakulli, Dr.Arbër Aliu, Prof.Asc. Saimir Kuçi dhe instrumentare Majlinda Malaj.
Një prej doktorëve që ka realizuar ndërhyrjen Klodiam Krakulli tha se “valvula e e aortës është një kirurgji më sfiduese sepse për nga vetë anatomia ajo është më komplekse”.
“Ne kemi realizuar një teknikë inovative që quhet riparim i valvulës së aortës sipas teknikës së rimodelimit, e përforcuar kjo me një unazë nënvalvulare”, shtoi ai.
Postimi i Ramësn në Facebook
Rast Suksesi
Ekipi i mjekëve të Shërbimit të Kardiokirurgjisë në QSUT ka finalizuar me sukses një ndërhyrje kardiokirurgjikale mjaft komplekse, nëpërmjet një metode shumë efikase: riparim i valvolës së Aortes me unazë sub koronare sipas metodës së Lansac.
Ajo që e bën të rrallë është se kjo ndërhyrje kardiokirurgjikale është realizuar për herë të parë në Shqipëri Prof Asc Altin Veshti, DSHM Klodian Krakulli, Dr Arber Aliu, Prof Asc Sajmir Kuçi dhe Instrumentare Majlinda Malaj.
A ju ndihmoi ky artikull?PoJo