ShowBizzz

Realizoi fotosesion me poza provokuese si murgeshë, Rihanna merr kritika të ashpra nga katolikët

Rihanna ka bërë që një tufë fansash të saj fetarë të largohen nga ajo pasi që ajo u vesh si një murgeshë seksi për të dhënë një intervistë për numrin e fundit të revistës “Interview”.

Si përgjigje për një fotosesion të këngëtares 36 vjeçare që kishte të veshur veshjet me të bardha dhe të zeza, veshjen tradicionale që veshin gratë që janë nën urdhra fetarë, ka bërë që në drejtim të tyre të shpërthejnë një numër i madh i komenteve kritike që vinë edhe nga fansat e saj.

Pasi kanë parë këto foto provokative të saj, në të cilat ajo ka të vizatuar edhe një kryq në faqe të saj në formë tatuazhi, derisa dekolteja e saj e punuar nga Dior shfaq gjoksin e saj ku ajo bën poza seksi, e që ka bërë që shumë përdorues të komentojnë se ky është një mos respekt që ajo tregon kundër të krishterëve dhe katolikëve.

“Jemi lodhur me këso imazhe jo të shenjta”, ka shkruar një fans derisa tërë këtë koncept të fotosesionit e ka quajtur një “tallje me fenë”.

“Më pëlqen Rihanna por kurrë nuk kam kuptuar pse ka një pasion për të bërë paraqitje seksuale duke e ndërlidhur me fenë”, shkruan një komentues tjetër.

A nuk është kjo blasfemi?”, pyet një fans tjetër i këngëtares.

Shumë komentues nga ana tjetër kanë shkruar se ata ndihen të “dehumanizuar dhe të degraduar kur shohin që krishterimi vazhdimisht tallet nga yjet” si dhe “fotot fetare po përdoren për qëllime të këqija”.

Në fund krejt, shumë nga fansat e saj e pyetën e atë se “nga tërë stilet e modës në botë’, pse themeluesja e linjës së bukurisë “Fenty Beaty” – “zgjodhi të tallej me religjionin”.