Kuzhinë

Receta për akullore në kushte shtëpie që po bëhet virale këtë verë

Në ditët e nxehta të verës, shumë persona po zgjedhin të përgatisin akullore në shtëpi me përbërës të thjeshtë dhe pa pasur nevojë për pajisje profesionale.

Për një akullore kremoze ju nevojiten: 500 ml pana për ëmbëlsira, 1 kuti qumësht i kondensuar dhe 1 lugë çaji ekstrakt vanilje. Pana rrihet derisa të trashet, më pas përzihet me qumështin e kondensuar dhe vaniljen.

Masa hidhet në një enë dhe vendoset në frigorifer për të paktën 6 orë. Sipas dëshirës, mund t’i shtohen copa çokollate, biskota të grimcuara apo fruta të freskëta për t’i dhënë shije të veçantë.

Kjo recetë e thjeshtë po pëlqehet nga shumë amvisa, pasi sjell një ëmbëlsirë të freskët dhe të shijshme, ideale për t’u shijuar me familjen gjatë ditëve të verës.

Të Ngjashme