Një shpërthim i lëndës plasëse është regjistruar në mesnatë në Ishull-Lezhë.
Sipas të dhënave paraprake, lënda plasëse ka shpërthyer në një magazinë që përdorej për mbajtjen e materialeve shtëpiake. Si pasojë, janë shkaktuar dëme materiale në llamarinën që mbulonte objektin.
Deri më tani, nuk ka të dhëna të tjera lidhur me rrethanat e ngjarjes.
