Lajme

Reforma zgjedhore, Alibeaj 3 propozime për komisionin

Enkelejd Alibeaj, në cilësinë e bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore ditën e sotme në një deklaratë për mediat beri publike tre propozimet e Partise Demokratike që do t’i paraqiten Komisionit.

Tre çështjet kryesore, sipas Alibeajt që Komisioni Hetimor për Reformën Zgjedhore do të duhet t’i trajtojë janë: Listat e hapura, sistem proporcional me lista kombëtare dhe të hapura dhe vota e diaspores

Deklarat e Alibeajt :

Partia Demokratike sot është e bindur dhe ka arritur në një draftim që do t’ia paraqesë këtij komisioni. Sistemi zgjedhor i propozuar prej nesh bazohet tek listat e hapura.

Listat e hapura të cilat janë edhe një detyrim i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili ka udhëzuar kuvendin e Republikës që në kodin zgjedhor sistemi do të duhet të bazohet pikërisht tek këto listat e hapura.

Sipas së cilave do të duhet që t’i japin të drejtë qytetarëve shqiptarë të jenë ata që zgjedhin përfaqësuesin e tyre. Të jenë ata që zgjedhin deputetin e tyre dhe të mos jetë kryetari I partisë I cili përcakton se kush do të jetë përfaqësuesit dhe qytetarët të jenë të detyruar të bëjnë një zgjedhje që ia cakton dikush tjetër. Sistemi i listave të hapura i jep zgjedhësit shqiptar të drejtën që të përcaktojë edhe elementin e konkurrencës brenda partive politike.

Deputetët do të jenë të tillë që do të kenë një garë të ndershme brenda partive politike dhe ai i cili do të gëzojë mbështetjen e zgjedhësve, ai do të jetë dhe përfaqësuesi i tyre. Është një detyrim për të optimizuar dhe për të demokratizuar edhe partitë politike. Vetëm sistemi i listave të hapura e garanton këtë gjë.