Një rekord prej 274 alpinistësh arritën majën e Malit Everest brenda një dite përmes anës jugore të Nepalit, duke shënuar numrin më të lartë të ngjitjeve të realizuara ndonjëherë në një ditë të vetme.
Sipas autoriteteve nepaleze, kushtet e favorshme të motit u dhanë mundësi qindra alpinistëve të nisnin ngjitjen që në orët e para të mëngjesit dhe të vazhdonin për rreth 11 orë. Rekordi i ri tejkalon atë të vitit 2019, kur 223 persona kishin arritur majën nga e njëjta rrugë.
Ekspertët kanë paralajmëruar për mbipopullim dhe rreziqe sigurie, sidomos në të ashtuquajturën “zona e vdekjes”, mbi 8 mijë metra lartësi, ku mungesa e oksigjenit e bën qëndrimin shumë të rrezikshëm.
Mes alpinistëve që vendosën rekorde këtë javë ishte edhe Kami Rita Sherpa, i cili theu rekordin e tij botëror duke u ngjitur në Everest për herë të 32-të. Po ashtu, Lhakpa Sherpa realizoi ngjitjen e saj të 11-të, më shumë se çdo grua tjetër.
/rtsh.al/
