ShowBizzz

Remzi Ejupi : Faleminderit Granit Xhaka

Ndonëse Kosova fatkeqësisht e lëshoi edhe rastin e dytë jetësor për t’u kualifikuar në një garë madhore, Granit Xhaka po na përfaqëson denjësisht krejt shqiptarëve në Amerikë.
Anipse luan për Zvicrën, Graniti nuk i ka harruar asnjeherë rrënjët e tij dhe gjakun që i rrjedh nëpër vena.
Ai vjen nga një familje patriotike, me babanë e tij, Ragipin, që ishte atdhetar i madh dhe i përndjekur në kohën e okupimit.
Me Granitin e kisha rastin të takohesha disa herë dhe ia ndava pllakatën me shqiponjë, duke e motivuar që të mos heq dorë nga ëndrrat dhe të na bëjë krenarë, siç na ka bërë gjithmonë dhe siç po na bën edhe tash.
Një djalë i thjeshtë, modest, i buzëqeshur, i kulturuar dhe mjaft i dashur.
Ai është një gurë i çmuar që duhet ta ruajmë si sytë e ballit, është një simbol kombëtar.
Një lider i lindur, një ambasador i shqiptarëve në Amerikë, një shqiponjë që po fluturon gjithandej, ku na njohin e ku s’na njohin, ku na duan e ku s’ba duan.
Nëse në muzikë mburremi me divat tona Rita Ora e Dua Lipa, ne duhet të mburremi edhe me futbollistët tanë që dhanë kontribut të çmuar për promovimin dhe njohjen e Kosovës në botë si vëllezërit Xhaka, Shaqiri, Behrami, Cana e të tjerët, të cilët Kosovën e kishin gjithmonë në zemër.
E luftëtari dhe i palodhshmi Xhaka është padyshim futbollisti më i mirë që e ka pasur ndonjëherë shqiptaria.
Para përballjes historike të mëngjesit të së dielës me më të madhin e të gjitha kohëve, Leo Messi, i uroj shumë suksese diamantit tonë, Granit Xhaka.
Falë tij, edhe Kosova ka hise ne Botëror. Faleminderit, Granit! See less
Ragip Xhaka
Miku im Remzi,

Të Ngjashme