Chiara Ferragni mendoi se një shfajësim publik do të mjaftonte, por duket se telashet e saj nuk kanë përfunduar me kaq. Prokuroria e Milanos ka hapur një dosje për blogeren pas daljes në dritë të mashtrimit me panetonen “Balocco”.
Ankesa është paraqitur nga shoqata për të drejtat e përdoruesve dhe konsumatorëve “Codacons” si dhe shoqata për solidaritetin social dhe mbrojtjen e të drejtave civile “Assourt”. Në këtë moment dosja është pa hipotezë krimi dhe pa të dyshuar dhe çdo hetim do t’i besohet Policisë Financiare, thote shtypi Italian.
“Codacons” thotë se klientët që kanë blerë panetonen me një çmim prej rreth 9 eurosh, kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim të parave të paguara. Ëmbësira në fjalë normalisht duhet të kushtonte gati gjysmën e kësaj shume, por po shitej me këtë cmim me pretendimin se paratë shtesë që do të mblidheshin do të shkonin për bamirësi. Deri tani, nuk ka asnjë ankesë në lidhje me mashtrimin tjetër në lidhje me shitjen e vezëve të Pashkëve të sponsorizuara më parë nga sipërmarrësja.
Ndërkohë, në këshillin e qytetit në Milano, kreu i grupit të “Fratelli d’Italia”, Riccardo Truppo njoftoi një mocion për të kërkuar tërheqjen e meritës qytetare të “Ambrogino d’Oro” (nderimi më i lartë që i bëhet dikujt nga Bashkia e Milanos për aktivitetet e bamirësisë), dhënë në vitin 2020 çiftit Fedez-Ferragni.
bal